Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të shtunë ta kalojë në det, ndërsa e ka nisur ditën duke bërë një xhiro me pedalone.

Teksa i uron qytetarëve që të kalojnë një ditë të mirë, Meta i këshillon ata që të bëjnë xhiro me pedalone, për të forcuar këmbët, dhe në këtë rast nuk harxhon as karburant.

“Përshendetje të dashur miq. Më mirë me pedalone, se sa me hap apo me skaf. Sepse i forcon këmbët për të ngjitur malet më të larta, por edhe nuk harxhon karburant. T’ja kaloni mirë të gjithë sot.”, thuhet në videon e Metës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb