Presidenti Ilir Meta është shfaqur i impresionuar nga djali i Rudi Vatës, i cili luan për Celtic në Skoci.

Meta ka shpërndarë një video nga një gol i tij teksa thotë se Roço Vata është një yll në rritje, në gjurmët e të atit.

Roço Vata në fakt ka zgjedhur të përfaqësojë Irlandën dhe jo Shqipërinë, teksa Meta si një tifoz i kampionëve të Skocisë thotë se historia e shqiptarëve tek Celtic do të vijojë të jetëgjatë dhe e suksesshme.

Yll në rritje! ?⭐
Rocco Vata është e ardhmja!
Një futbollist i ri dhe me të vërtetë i talentuar që po ndjek në gjurmët e të atit! #RudiVata
Historia e shqiptarëve?? me #CelticFC do të jetë e gjatë dhe e suksesshme!
Përshëndetje! ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb