TROPOJË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar sot Tropojën, duke marrë pjesë në aktivitetin kulturor kushtuar “Kcimeve të Tropojës në UNESCO”.

Meta shprehet jo pak i emocionuar për vizitën, ndërsa shihet entuziazmi i përfaqësuesve lokalë dhe qytetarëve që e kanë pritur dhe takuar në ritmet e muzikës së Tropojës.

Meta Tropoje (3)
Meta Tropoje (3)

“Ardhja në Tropojë është përherë një kënaqësi dhe emocion i veçantë. Sidomos kur marr pjesë në një aktivitet të spikatur kulturor kushtuar ‘Kcimeve të Tropojës në UNESCO’. Shumë nga thesaret e trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, sidomos ‘Kcimet e Tropojës’ nevojitet të promovohen nga institucionet tona, nga ato lokale e deri në shtetërore, për të synuar që të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.
Arritjen që kemi realizuar me Iso-polifoninë e Jugut në UNESCO ta pasojmë edhe me zhanre të trashëgimisë folklorike të trevës së Tropojës.??”, shkruan Kreu i Shtetit në “Facebook”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb