Mjaftuan vetëm pak sekonda që një top zjarri i ndritshëm jeshil, në dukje meteor, të kalonte në qiellin e errët të Uiskonsin në SHBA rreth orës 1:31 të së hënës.

Momenti i rënies së meteorit nuk u filmua nga asnjë person pasi një gjë e tillë nuk pritej, por fatmirësisht ishin kamerat e sigurisë rrugëve që filmuan çdo gjë, video që më pas u bë virale në internet. Rënia e gurit u kap edhe nga imazhet e radarit të stafit që mbikëqyr hapësirën në Miluoki. Nuk dihet me saktësi se ku ka përfunduar meteori, por ajo që është e sigurtë është fakti se dëme nuk ka.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: