Transferimi në Australi ka rezultuar lëvizja e duhur për Migjen Bashën. Ish-mesfushori i kombëtares së Shqipërisë ka gjetur formën e tij më të mirë, teksa po shënon me vazhdimësi me skuadrën e Melbourn Victory. Pasi realizoi golin e parë në kampionatin australian, ai gjeti rrugën e rrjetës edhe në debutimin në Ligën e Kampioneve Aziatike.

Basha kaloi në epërsi ekipin e tij në minutën e 14-të, me një goditje të saktë brenda zonës. Ky gol hapi serinë e Melbourn Victory që fitoi 5-0 kundër Bali United, për të siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të turneut të rëndësishëm të futbollit aziatik.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: