Milan luan ndeshjen e jetës në oreën 18.00, ku një fitore ndaj Atalantës e afron ndjeshëm me titullin. Stadiumi i San Siros do jetë i tejmbushur me tifozë, të cilët po presin sfidën me entuziazëm.

Edhe ata që nuk kanë mundur dot të sigurojnë një biletë, do jenë jashtë impiantit gjigand, sakaq pak më parë në rrjet ka qarkulluar një video.

Tifozët e “Djallit” kanë rrethuar autobusin e Milanit dhe gjenden të shumtë në numër. Ekipi i Piolit ka 2 pikë më shumë se Inter, 2 sfida para fundit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb