Nënkryetari i PD-së Edi Paloka vë përballë situatës së krijuar në Kakavijë e pikat kufitare me Greqinë kryeministrin Edi Rama, i cili mban edhe detyrën e ministrit të Jashtëm

Teksa publikon një video të qytetarëve në Kakavijë dhe sekuenca të pushimit të kryeministrit, Paloka shkruan se “Rama nuk e bën qejfin qeder”.

“Ka tre dite qe te moshuar, femije dhe prinder po sfiliten ne kufi! 20 km ka arritur radha ne kete vape! Por kryeministri Rama, ministri i jashtem Rama, dhe kryetari i OSBE-se Rama, nuk e ben qejfin qeder! Nga lluksi i shfrenuar ne rezidencat e Dhermiut, i sheh shqiptaret ne tv e mermerit: “Tope, tope o …”, shkruan Paloka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb