Milan 1-0 Fiorentina

Milani ka marrë një fitore me vlera të madhe në San Siro, teksa mposhti minimalisht 1-0 Fiorentinën. Ky 3 pikësh është tejet i rëndësishëm për “Djallin”, që e sheh veten akoma më afër titullit kampion.

 

Ekipi vjollcë u tregua menjëherë i rrezikshëm. Në minutën e 10-të, Igor ka një mundësi të mirë për të shënuar, por goditja e tij shkon jashtë.

 

 

Në të 16-tën, Kessie do jepte një pasim për Giroud, por lojtari francez nxjerr topin jashtë.

 

 

Në minutën e 42-të, Calabria do tregonte se vërtetë nuk është një sulmues, pasi nga një pozicion i favorshëm gjen vetëm tribunat, me gjuajten e tij.

15 minuta nga fundi, një mrekulli e Maignan shpëton “Djllin”. Cabral u kordinua mirë dhe shumë afër portës, provoi me kokë, por portieri kuqezi ishte në vendin e duhur.

 

Kur nuk shënon, e pëson. Ky është rregulli i futbollit dhe kështu ndodhi, pasi Leao realizoi në të 82-tën.

 

 

 

 

Milani është i pari me 77 pikë, 5 pikë më shumë se Inter që do luajë pasdite. Fiore është e shtata.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb