Milan ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë kanë triumfuar 0-1 në shtëpinë e Monzës, në një ndeshje mjaft të luftuar.

Goli vendimtar i sfidës do vinte nga Messias, në minutën e 31-të. Me këtë rezultat, ekipi i Piolit ka 44 pikë dhe është në vendin e 3-të. Ndeshja e radhës për kampionët e Italisë është ndaj Atalantës, në shtëpi.

Në krahun tjetër, Monza është në vendin e 10-të me 29 pikë. Serie A luan në darkë Inter-Udinese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: