Me apo Zlatan Ibrahimovic, Milan ka nisur të funksionojë. Pas fitores në kampionat, skuadra kuqezi përsëriti veten edhe në Kupën e Italisë, duke marrë biletën për në çerekfinale me fitoren 3-0 kundër Spal. Ibra ndoqi sfidën nga pankina, ndërsa rolin e protagonistit e mori Kristof Piontek, që kthehet te goli pas një mungese të gjatë. Ishte pikërisht sulmuesi polak që kaloi në epërsi të zotët e shtëpisë në minutën e 20-të.

Pa iu rrezikuar në asnjë rast avantazhi, Milan gjeti edhe golin e qetësisë në limitet e pjesës së parë. Castillejo ka ngjitur shkallët e hierarkisë në formaconin milanist, ndërsa zyrtarizoi formën e tij me një goditje të bukur brenda zonës. Në fraksionin e dytë, sfida foli sërish për Milan, që vrau garën në minutën e 68-të me golin e tretë të Theo Hernandez.

Ac Milan V Spal Coppa Italia
Ac Milan V Spal Coppa Italia

Një sukses i rëndësishëm për skuadrën kuqezi, që në çerekfinalet e Kupës së Italisë do të luajë kundër Torinos. Pas kësaj fitore, trajneri Stefano Pioli merr lajme të mira edhe nga merkato. Zvonimir Boban ka shfrytëzuar lidhjet e tij në Kroaci, duke afruar transferimin e Dani Olmo.

1187988159.jpg
1187988159.jpg

Dinamo e Zagrebit ka pranuar ofertën 25 milion euro plus bonuset për mesfushorin spanjoll të ndjekur që nga vera e shkuar nga klubi kuqezi. Tashmë pritet vetëm përgjigja e futbollistit të rritur te Barcelona, por sipas mediave kroate marrëveshja është e mbyllur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb