Champions League dha verdiktet sonte të disa ndeshjeve të xhiros së 3-të të grupeve.

Milan tregoi limitet ndaj Chelsea. Pikërisht atëherë kur “Djajtë” duhej të nxirrnin në pah potencialin si skuadra më e fortë në Itali, mposhten 3-0 në Londër.

Blutë  e filluan takimin me mjaft agresivitet. Mason Mount do vinte në provë portierin Tatarusanu, por ky i fundit do reagonte menjëherë, duke neutralizuar aksionin.

Pas tij, do ishte Thiago Silva që do tentonte gol me kokë, por pa ia dalë dot.

Në minutën e 24-të, një rrëmujë në zonë do i jeptë mundësinë Fofanas për golin e parë me fanellën e Chelseat.

Ekipi i Piolit po vuante shumë te finalizimi dhe e kishte mjaft të vështirë të gjente hapësira për të gjuajtuar në portë.

Fillim i pjesës së dytë do nxjerrtë zbuluar mbrojtjen e kampionëve të Italisë, pasi pësojnë dy gola me Aubameyang dhe James.Gara në grupin E është mjaft e fortë tashmë pasi të dy këto ekipe kanë nga katër pikë dhe pozicionohen përkatësisht në vendin e dytë dhe të 3-të.

Eee
Eee

Në Grupin H, Juventus i jep kuptim garës dhe futet në valle për kualifikim tutje (3 pikët e para në grup). Sonte bardhezinjtë triumfuan 3-1 ndaj Maccabi Haifa. Ashtu siç pritej, transferta e PSG ndaj Benfikës do rezultonte mjaft e vështirë, pasi takimi do përfundonte 1-1.

Uu
Uu

Në ndeshjen e grupit F, Real Madrid u dëfrye në shtëpi para tifozëve të vet, pasi mundi 2-1 Shakhtar Donetsk. Rodrygo dhe Vinicius do i jepnin epërsinë e dyfishtë madrilenëve, brenda gjysmë ore lojë. Ukrainasit do “zgjoheshin”  me Zubkov, por pa mundur dot të merrnin një pikë.

Gggggggg
Gggggggg

Haaland nuk e ka ndërmend të ndalet. Sonte, ylli norvegjez shkëlqeu te  Manchester City (Grupi G), “tundi rrjetën” 2 herë ndaj Copenhagen. Sikur të mos mjaftonte spektakli personal i tij, vuajtjet mysafirëve ua shton Khocholava me autogolin e tij. Në pjesën e dytë, s’munguan as Alvarez dhe Mahrez. Takimi u mbyll 5-0, ndeshje kjo që u luajt vetëm në një krah. Sevilla pësoi disfatë 1-4 nga Dortmund.

Gggg
Gggg

 

Rezultatet:

Benfica-PSG 1-1

 

Chelsea-Milan 3-0

 

 

 

Juve-Maccabi Haifa 3-1

Manchester City-Copenhagen 5-0

Real Madrid-Shakhtar Donetsk 2-1

 

Sevilla-Dortmund 1-4

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: