Një indicie nuk përbën provë, port re humbje radhazi sigurisht që po. Kështu, Milan zyrtarizon krizën, duke jetuar një tjetër disfatë të rëndë në shtëpinë e tij pas dorëzimit pa kushte 3-1 përballë Fiorentinës. “Hakmarrja” e Vincenzo Montellës ishte e plotë, ashtu si dështimi i Marco Giampaolo, që I ka ndeshjet e numëruara në pankinën kuqezi.

Skuadra e tij vazhdon të jetë larg asaj që pretendohet, ndërsa nga kjo situatë përfitoi Fiorentina, as mbylli pjesën e parë në epërsi me 11-metërshin e kthyer në gol nga Pulgar. Me rikthimin në fushë, sfida u bë malore për Milanin pas daljes me karton të kuq të Musacchio. Me forca më të shumta në fushë, miqtë dyfuishuan shifrat me Castrovilli. Chiesa kishte një mundësi të artë të vriste garën katër minuta më pas, por gaboi në penalltinë e dytë për Fiorentinën në këtë sfidë. Shokun e tij e korrigjoi Ribery. I rilindur francezi që shënoi golin e tretë për Fiorentinën.

Milannnnnn
Milannnnnn

Vetëm për statistika vlen rrjeta e Leaos dhjetë minuta nga fundi, ndërsa nuk zbeh aspak dështimin e Milanit në këtë fillim të sezonit. E ndryshme është atmosfera në gjysmën tjetër të Milanos, ku Inter vijoi serinë rekord me fitoren e gjashtë radhazi në ndeshjen e së shtunës në transfertën e Sampdorias.

Në suksesin 3-1 të zikaltërve mori pjesë edhe Sanchez me golin e parë pas rikthimit në Serie A, ndërsa skuadra e Antonio Conte kryeson me pikë të plota tabelën e renditjes.

Ruan ritmin edhe Juventus, që kaloi 2-0 sfidën kundër Spal, të luajtur po në ditën e shtunë. Dy favoritët kryesorë ndiqen në renditje nga Atalanta, që në ndeshjen e saj mundi jashtë fushe 1-4 Sasuolo.

Te fitorja u kthye shpejt edhe Napoli. Skuadra e Carlo Ancelotti mundi 2-1 Brescia dhe nga vendi i katërt ndjek rivalët në garën për titullin kampion.

Një fundjavë të shkëlqyer kaluan dy skuadrat e kryeqytetit italian.

Lacio e kishte gjithçka të lehtë në fitoren 4-0 kundër Genoa, ndërsa Roma mundi në transfertë 1-0 Lecce.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb