Milan nuk ndalet në këto ditë të fundit të merkatos, janë shumë aktiv në dalje ku i pari i cili largohet zyrtarisht është Suso. Në heshtje në totale, spanjolli largohet nga “San Siro” duke u prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Sevilla. Suso transferohet në La Liga në formë huazimi për 18 muaj me detyrim blerje nga Sevilla për një shumë të fiksuar mbi bazën e 21 milion euro plus 3 të tjerë në formë bonusesh.
Milan duhet të bëj tifo për Sevilla pasi pjesë e klauzolës është forma e lojtarit, numri i paraqitje dhe kualifikimi në Champions. Suso do të mbaj të veshur fanellën me numrin 14. Pas Susos, të njëjtin fat priten të kenë edhe Piatek e Rodriguez. Klubi kuqezi ka qetur akordin me Hertën e Berlinit për transferimin e sulmuesit polak menjëherë për 27 milion euro plus bonuse. Pas ofertës së parë prej 20 milion euro, e refuzuar në mënyrë kategorike, Herta e dërgoi në 27 ofertën e radhës, duke gjetur akordin total me Milan dhe me lojtarin i cili udhëtoj menjëherë drejtë Berlinit për t’iu nënshtruar fillimisht testeve mjekësore dhe për të firmosur më pas kontratën e re.
Nga Milano është larguar të mërkurën në mbrëmje edhe Rodriguez. Anësori zviceran do të transferohet në Holandë tek PSV në formë huazimi me detyrim blerje për 6 milion euro. Tre largime brenda një nate i japin formë të plotë revolucion kuqezi. Nëse për dy të parët, Suso dhe Piatek, nuk parashikohen zëvendësues, për Rodriguez, Milan do të përpiqet të gjejë një zgjidhje të shpejtë, një zëvendësues për Theo Hernandez.
Dyshja Boban-Maldini kanë piketuar prej kohësh Matias Vina të Nacional. Anësori uruguaian, por me pasaportë italiane, pritej ti kushtoj arkave të klubit afro 7 milion euro për 80% të kartonit.
(BalkanWeb)