Milan zhvilloi një 90-minutësh pozitiv përballë Juves por ajo penallti në fund prishi një mbrëmje dhe një rezultat të rëndësishëm, një detaj ku u ndal dhe Stefano Pioli në konferencën për shtyp: “U mërzita pasi në fillimin e aksionit kishte një faull të pastër ndaj Ibrahimovic, më pas mu kujtua seminari me arbitrat ku na treguan episodin gjatë ndeshjes Caglieri-Brescia, Rizzoli tha se arbitri gaboi, nuk ishte penallti pasi lojtari nuk e sheh topin gjatë kërcimit, e njëjta gjë ndodhi edhe me Calabria.

Jam i turbulluar pasi nuk e kuptoj më kur është një faull me dorë, gjithsesi jam krenar për paraqitjen që bënë djemtë, mendoj se meritonim një rezultat ndryshe”, u shpreh Pioli. Nuk ka asnjë dyshim për këtë episod trajneri Maurizo Sarri:

Sarri
Sarri

“Me normat që aplikohen tani ishte një penallti neto, pavarësisht se un nuk jam aspak dakord me këto norma. Kjo nuk do të thotë se nëse nuk më pëlqejnë ligjet më duhet të shkoj të vjedh. Nuk ndihem i favorizuar pasi kishte një tjetër episod gjatë pjesës së parë ku duhej akorduar penallti për faull ndaj Cuadrado”, u shpreh Sarri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb