Milan ka triumfuar 2-0 ndaj Lazios, në supersfidën e javës në Serie A. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje fantastike, duke marrë në shtëpi 3 pikë të rëndësishme. Pjesa e parë përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve të shumta.

Goli i parë i sfidës erdhi nga Pulisic në minutën e 60-të. Sulmuesi amerikan, me një rrotullim të bukur nga brenda zonës, ia doli të mposhtë Provedel. Në fundin e sfidës, takimi u vulos nga Okafor.

Me këtë rezultat, skuadra e drejtuar nga Pioli është në vendin e parë me 18 pikë, ndërsa skuadra laciale gjendet në vendin e 14-të.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: