Më shumë se humbje, ajo në transfertën kundër Atalantës ishte një turpërim për Milanin, që del nga fusha e lojës me disfatën 5-0. Një triumf i vërtetë për skuadrën bergamaske, që e kishte gjithçka të lehtë, duke nisur nga goli i epërsisë i shënuar nga Gomez që në minutën e 10-të.

Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit, të zotët e shtëpisë vulosën fitoren e madhe me katër gola të tjerë. Përballë një Milani të dorëzuar, në fillim Pasalic, dy herë Ilicic dhe në fund Muriel arshivuan triumfin e Atalantës që kthehet në garën për një vend në Champions. Ndërkohë, Milan konfirmon sezonin e dështuar dhe Europa mbetet larg kuqezinjve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb