Milan vuan por ia del në Castellani. Ekipi i Piolit mundi 1-3 Empolin, në ndeshjen e Serie A.

Kuqezinjtë do gjenin traversën me Giroud, me portën vendase që do shpëtonte me fat.

Edhe Nedim Bajrami do kishte mundësinë e tij të artë për të shënuar, por do godiste dobët përballë portierit.

Leao (79’) do nxirrte Rebic-in në një pozicion të favorshëm, teksa kroati do e kishte lojë fëmijësh ta dërgonte topin në rrjetë.

Në minutat shtesë, Nedim Bajrami do vendostte ekuilibrat pas një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi. Nuk ishte e thënë që djemtë e Zanettit të dilnin me pikë, pasi në limite erdhën golat e Ballo Toure dhe Leao.

Kampionët e Italisë janë në pozicionin e tre-të, ndërsa Empoli e 14-ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: