Milan është rikthyer te fitorja në kampionat, pas dështimit në derbi. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli mundën minimalisht 1-0 Veronën në shtëpi, në takimin e javës së pestë të Serie A.

Mjaftoi goli i portugezit Leao për t’i dhënë 3 pikë ekipit nga Milano, për të shkuar kështu në kuotën e 12-pikëve në vendin e dytë. Në krahun tjetër, veronezët marrin rezultatin e katërt negativ radhazi dhe e shohin veten në mesin e tabelës. Pasdite luhet takimi mes Sassuolos dhe Juventusit në Reggio Emilia, sakaq në mbrëmje Lazio pret Monzën. JS

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: