Milani mposhti 4-2 Udinesen, në takimin e parë të kampionatit.

Skuadra nga Udine zhbllokoi sfidën që në minutë ne dytë me Becao. Kampionët e Italisë ia dolën të reagojnë shpejt me Hernandez, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 11-të. Djemtë e Piolit, me entuziazmin e duhur përmbysin gjithçka me Rebic (15’).

Atëherë kur mendohej se skuadrat do shkonin në dhomat e zhveshjes, Masina Vendos ekuilibrat.Pjesa e dytë fillon shumë mirë për Milanin, pasi rimarrin epërsinë me Diaz. Goli i qetësisë erdhi nga Rebic (68’).

Milan për sfidën e radhës do udhëtojë për në Bergamo pasi do luajë ndaj Atalantës, sakaq Udine pret modestët e Salernitanës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: