Milan rikthehet i lavdishëm. Kuqezinjtë shkojnë në çerekfinalen e Champions League, pasi eliminuan Tottenham. Takimi i parë kishte përfunduar 1-0 në favor të ekipit të Piolit, ndërsa sonte në Londër sfida përfundoi pa gola.

Të parët që do provonin do ishin londinezët me Emerson, por kundërsulmi nuk rezulton i suksesshëm. Pak më pas, Theo Hernandez do kishte shansin e artë për të dhënë një asist perfekt, por vonohet dhe gjen vetëm këmbët e Lenglet.

Portieri Forster do i mohonte golin kuqezinjve në fillimin e pjesës së dytë me pritjet e tij spektakolare. Romero la ekipin e Contes me një lojtar më pak pasi doli me karto ntë kuq 10 minuta nga fundi. Deri në fund nuk do kishte ndryshim rezultati, me Milanin që vazhdon rrugëtimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb