Milot Rashica protagonist. Sulmuesi kosovar ka realizuar gol për Gallatasarayn në Superligën e Turqisë, në ndeshjen ndaj Alanyasporit.

Për Rashicën ky është goli i katërt këtë edicion, në këtë sezon të parë në tokën turke. Sa i takon asisteve, ai ka dhënë pasin e fundit katër herë. 26-vjeçari ka luajtur më parë për Vitesse, Werder Bremen dhe Norwich.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: