ELBASAN

Në Elbasan, këngëtarë dhe DJ janë mbledhur për të zhvilluar mini-koncerte në lagjet e qytetit, me qëllim që të mund të krijojnë një atmosferë sa më të mirë në këtë periudhë pandemie të Covid-19.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se Alban Shingjergji , spikeri i lajmeve  në një prej Tv Lokale në Elbasan, këngëtari elbasanas Astrit Shingjergji , operatori Besnik Ademi dhe një prej DJ të njohur në këtë qytet kanë vendosur që të improvizojnë minikincerte nëpër lagjet e qytetit të Elbasanit me synimin e krijimit të një atmosfere ndryshe.

Elbasani dhe mbarë Shqipëria vazhdojnë të respektojnë kushtet e vetë-izolomit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb