Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson është larguar gjatë një interviste televizive, pasi ishte pyetur për emrin e Presidentes së Koresë së jugut, raporton “The Guardian”.

Ministri i Jashtëm britanik tha se ai nuk ishte i përgatitur të merrte pjesë në “një gjëegjëzë kafenesh për emrat e liderëve nëpër botë” me moderatorin Dermot Murnaghan të “Sky News”.

Johnson ishte i ftuar një intervistë me lidhje direkte. Fillimisht, ai iu përgjigj pyetjes se kush ishte ministri i Jashtëm francez, duke iu përgjigjur korrekt dhe duke e cilësuar “mon ami (miku im)” Jean-Marc Ayrault.

Por kur u pyet për emrin e Presidentes së Koresë së Jugut, Johnson iu përgjigj: Nuk po marrim pjesë në një gjëegjëzë kafenesh për emrat e liderëve nëpër botë. Dhe të ftoj, me shumë respekt, të shkojmë në kafe sonte, që t’i vazhdojmë më tej këto biseda. Kam frikë se po t’u përgjigja, do vazhdosh të më bësh përsëri pyetje të tilla.

Më pas u largua. Ndërsa moderatori Murnaghan e pyeti: “Nuk do ta dish? Mundet që ta takosh. Park Geun-hye, Presidentja e Koresë së Jugut”.

Më tej ai shtoi, në lidhje me përgjigjet e ministrit të Jashtëm britanik Johnson, duke iu drejtuar teleshikuesve: “Një nga dy përgjigje (të sakta) nuk është keq.”


(i.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: