Skandal me tenderin 11.7 milionë euro të mirëmbajtjes për katër vite të rrugëve të Rajonit Qendror dhe Juglindor”. Në garën e organizuar nga autoriteti rrugor shqiptar ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila është shpallur fituese me një ofertë sa 99,9% e fondit limit. Kompania fituese është “2T” sh.p.k në pronësi të Dritan Troski dhe Artan Sako, i cili është njëkohësisht edhe administrator. Artan Sako është vëllai i komandantit të gardës të republikës Gramoz Sakos.

Tenderi është shpallur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në 10 mars të këtij viti dhe rezultatet janë shpallur në mes të majit në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Sipas dokumenteve kompania “2T” sh.p.k ka qenë pjesëmarrësja e vetme, duke ofruar vetëm 105 mijë lekë ose rreth 800 euro më pak se fondi limit prej 11,76 milion euro.

Haptas ky tender futet në kategorinë e tenderëve me flamurë të kuq, për shkak se oferta e vetme ishte sa 99,9% e fondit limit. E dyshimtë është se si për një kontratë të tillë prej miliona euro nuk ka pasur konkurrentë të tjerë në garë, edhe pse në Shqipëri ka me dhjetëra kompani të kapaciteteve të tilla.

Jo rrallë herë është folur për marrëveshje të fshehta mes kompanive, të cilat i lënë dorë të lirë njëra-tjetrës përmes skemave të tilla me qëllim ndarjen a parave publike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb