Presidenti Vladimir Putin mbajti një koncert të madh sonte duke festuar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.

Ai u tha qytetarëve pjesëmarrës në koncertin e zhvilluar në Sheshin e Kuq të Moskës se Rusia do të arrinte fitoren në fushatën e saj ushtarake 7-mujore me Ukrainën.

Koncerti, i mbajtur jashtë mureve të Kremlinit, po mbahej për të festuar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, për të cilat Putin kishte nënshkruar dokumente disa orë më parë në një ceremoni në Kremlin.

I rrethuar nga drejtuesit e administratave të tyre të mbështetura nga Rusia, me majat shumëngjyrëshe të Katedrales së Shën Vasilit të shekullit të 16-të si sfond, Putin tha se njerëzit në rajone kishin bërë një zgjedhje për t’u bashkuar me “atdheun e tyre historik”.

Ai tha se Rusia do të bëjë gjithçka për t’i mbështetur ata, për të rritur sigurinë e tyre dhe për të rindërtuar ekonomitë e tyre.

“Miresevini në shtëpi!” tha ai, duke nxitur thirrjet “Rusia Rusi!” nga turma e që valëviste flamujt në sheshin e gjerë.

Kievi dhe Perëndimi i kanë dënuar “referendumet” që Moska mbajti në katër rajonet e Ukrainës si jopërfaqësuese dhe false, dhe thanë se nuk do të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për të dëbuar Rusinë nga territori që ka kapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: