Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
1 pulë e ndarë në racione
1 qepë e grirë imët
400 gr salcë domate ose domate e grirë
450 gr bizele
2 patate në kubikë
3 karota
1 gotë verë e kuqe
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Pak sheqer

Përgatitja
Në një tigan të thellë skuqim copat e pulës në vajin e ullirit derisa marrin ngjyrë dhe i heqim. Shtojmë akoma pak vaj ulliri dhe skuqim qepën derisa të bëhet e tejdukshme. Shtojmë bizelet, patatet, karotat dhe vazhdojmë skuqjen. Shtojmë domaten, kripën, sheqerin dhe pas 2 minutash edhe mishin e pulës. I shuajmë me verën e kuqe, shtojmë piperin dhe sapo avullon alkooli hedhim 1 gotë ujë. I vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për 40 minuta duke e plotësuar me ujë nëse ka nevojë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: