Recetë nga zonja Katerina
Përbërësit

1 kg mish viçi
3 filxhanë çaji birrë
1 filxhan lëng pule
2 qepë të thata
150 gr kumbulla të thata pa bërthamë
1-2 gjethe dafine
½ lç rigon
4-5 kokrra bahar
4-5 karafila
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Për servirje: pure patate

Grijmë qepët në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim në tenxhere me vaj ulliri, shtojmë më pas mishin e prerë në kubikë mesatare. Hedhim kripë e piper duke e përzier derisa mishi të kaurdiset mirë e të marrë ngjyrë nga të gjitha anët.

E shuajmë më pas me birrë, shtojmë karafilat dhe baharin të cilat është mirë t’i shtypim për të nxjerrë aromat. Shtojmë rigonin dhe kumbullat e prera në fetëza. Në fund hedhim lëngun e mishit të ngrohtë, ulim temperaturën e sobës dhe e lemë të gatuhet në temperaturë të ulët në mesatare për rreth 1 orë – 1 orë e 30 minuta (sa më e ulët të jetë temperatura aq më i shijshëm bëhet gatimi).

Pasi gatimi me mish dhe kumbulla të ketë përfunduar e servirim të ngrohtë shoqëruar me pure patate.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb