Kombëtarja e Shqipërisë U-19 bëhet gati për eliminatoret e Kampionatit Europian me misionin e rëndësishëm për të siguruar kualifikimin. Ky objektiv konfirmohet edhe nga trajneri Nevil Dede, I cili ka publikuar listën me 23 futbollistët që do të ketë në dispozicion për tre ndeshjet që do të luhen jatë muajit nëntor në Beligjikë.

Lista U 19
Lista U 19

Tekniku ka grumbulluar edhe dy prej talenteve që janë pjesë e përfaqësueses së 21 vjeçarëve, Emiliano Bullari pjesë e Olimpiakos dhe Armando Broja, që luan me Chelsea.

Shqipëria luan në një grup shumë të fortë bashkë me Belgjikën, Greqinë dhe Islandën. Sfida e parë e skuadrës kuqezi të drejtuar nga Nevil Dede është ajo e 13 nëntorit kundër Greqisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb