SPANJA

Një mi ka zgjedhur të hyjë në parlamentin e Andaluzisë në Spanjë mes deputetëve. Skena e pazakontë ndodhi ditën e djeshme dhe miu ka alarmuar jo pak deputetët në sallë.

Thuajse të gjithë u ngritën në këmbë nga frika teksa të tjerë kërkonin miun. Në sallë pati jo vetëm habi, bërtitje, por edhe të qeshura.

Nuk dihet nëse miu ishte futur qëllimisht nga dikush në parlament apo kishte hyrë vetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb