Liverpool nuk ka ndërmend të ndalet. Edhe në sfidën e kësaj jave të kuqtë fituan, kësaj here vetëm 0-1 në fushën e Newcastle. Një sukses që bën Liverpool të marrë kreun dhe t’i bëjë presion Cityt, që luan në orën 18:30 kundër Leeds në transfertë.

Golin e fitores do ta shënonte Keita në minutën e 19-të pas pasimit të Diogo Jota. Miqtë luajtën dhe dominuan gjatë gjithë kohës, por në fund edhe mund ta kishin pësuar.

Gjithsesi, ajo që vlen në këtë stacion të garës është suksesi dhe pikët, pavarësisht rezultatit minimal. Liverpool lufton për 4 trofe sezonalë, teksa ka triumfuar në kupën e ligës, është në finale të FA Cup, thuajse në finale të Champions dhe lufton për titullin në Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb