Mjete mbrojtëse, maska veshje speciale, deziinfektantë të ndryshëm, i janë dhuruar sot infermierëve të Infektivit në Tiranë nga fondacioni ‘Lions club internacional’ me qendër në Pogradec.

Përfaqësuese e fondacionit njëherazi nënkryetare e qarkut Korcë, znj Mimoza Shuli tha se në vend të luleve e karafilave sot infermierët dhe mjekët kanë më shumë nevojë për mjete mbrojtëse për të përballuar betejën e egër me COVID-19.

Gazetari Erjon Skëndaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ edhe pamjet nga momenti kur disa pako mbërrijnë para hyrjes së rrethimit të Infektivit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: