TIRANË

Gratë dhe vajzat e zonës së Astirit të veshura me “jelekë të verdhë” kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për të prishur shtëpitë e tyre pa marrë më parë një dëmshpërblim me çmimin e tregut.

Me thirrjet “shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak”, ato shprehën vendosmëri për rezistencën e tyre.

Protesta e banorëve të “Unzës së Re” sot ka hyrë në ditën e 30, ndërsa kanë theksuar para mediave se  nuk do të tolerojnë  asnjë ndërhyrje në kundërshtim me ligjin nga strukturat qeverisëse.

Rrugët e Parisit janë mbushur prej ditësh nga protestues, të cilët kundërshtojnë me forcë rritjen e çmimit të naftës. Ndërsa ky model, të paktën në veshje është “kopjuar” edhe nga banorët e Astirit gjatë protestës së sotme në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: