Ishte një mbrëmje jo si ato të zakonshmet ajo e “The Late Late Show” të martën në SHBA.

Moderatori James Corden, i cili drejton emisionin, dha një fjalim prekës rreth vrasjes së George Floyd dhe kohën e vështirë që po kalon amerika por edhe i gjithë njerëzimi.

“Kjo ngjarje ka shokuar një opinion të tërë, është një tragjedi e tmerrshme që na ka shkundur në thellësi. Një burrë me ngjyrë është vrarë nga një i bardhë që ishte edhe një oficer policie” -tha ai teksa dridhej gjatë fjalimit.

James Corden u përlot gjatë emisionit të tij dhe ky moment u shpërnda me shpejtësi në të gjitha rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb