Pavarësisht se jemi mësuar ta shohim me “kostumin” e spikeres të lajmeve duke iu drejtuar pyetje të tjerëve, sot ka qenë ajo që iu është përgjigjur pyetjeve. Gazetarja e News24 Nisida Tufa ka folur për jetën e saj personale tek “Rudina” në Tv Klan, ku tregoi historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj, nga njohja me të tek raporti dhe si ndryshoi jeta e tyre pasi u bënë prindër.

Nisida tek Rudina

“Unë jam e martuar që prej vitit 2009. Jeta ime pas martese nuk ka pasur ndonjë ndryshim, i njëjti ritëm është, e njëjta axhendë dite sepse që kur kam përfunduar studimet puna ime ka qenë pa ndalim në çdo ditë të vitit. Është thjeshtë ndryshimi i statusit sepse bashkëshortin tim nuk e kam njohur në 2009-ën, e kam njohur vite më përpara dhe kemi pasur rrugëtim të përbashkët. Kur bëhesh nënë atëherë ndryshojnë shumë gjëra. Bashkëshorti im nuk është gazetar, është me profesion IT. Ne jemi njohur në ambientet e Gazetës Shqiptare, aty u fejuam, u martuam. Nuk ka pasur një moment propozimi në historinë tonë, gjërat kanë ardhur gradualisht, në kohën e duhur. Ne kemi punuar disa vite bashkë, por mendoj se është më mirë të punosh në vende të ndara”, rrëfeu moderatorja e njohur.

Ajo foli edhe për dy fëmijët e saj, të dy djem duke u shprehur se nuk dëshiron një fëmijë të tretë.
“Ne kemi dy djem, Enio 7 vjeç dhe Joni 5 vjeç. Unë asnjëherë s’kam patur surprizë për seksin e fëmijëve sepse kam pasur ndjesinë se do kem djem. Më ka pëlqyer gjithmonë të kem një vajzë por mendoj se dy fëmijë janë mjaftueshëm. Me djemtë je më e shkujdesur, ata janë shumë të lëvizshëm, kanë një intensitet të paparë”, tha Tufa.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: