TIRANE- Që seanca e sotme parlamentare u nxeh tej mase kjo u vu re nga të gjithë, mjafton të shihje lëvizjet dhe të dëgjoje deklaratat e tyre, fill pasi ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka dha lajmin e rrëzimit të një avioni tip “Piper” në grykëderdhjen e Ishmit. Për të vulosur ditën debatet u përqendruan edhe tek zgjedhjet e Dibrës, për të cilat hodhën e pritën akuza të djathtë e të majtë.

Si të mos mjaftonte, në sallë është vërejtur edhe një moment tensioni mes ish­ministrit të Brendshëm, Flamur Noka dhe deputetit të PS­së, Sadri Abazi.

Ky moment mund t’i ketë shpëtuar syrit tuaj por jo kamerave në sallë që kanë arritur të fiksojnë momentin kur, Flamur Noka tenton të godasë kundërshtarin e tij politik, pikërisht në momentin që në foltore mbante fjalën kryeministri Rama.

Për të shmangur ndonjë përleshje të mundshme mes tyre ka ndërhyrë deputeti i PD-së, Florion Mima. Ajo që solli reagimin e ashpër të Nokës ishte fakti se Abazi qeshte vazhdimisht me të madhe sa herë fliste deputeti i PD­-së.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: