GREQI

Një skenë e trishtë ka qenë sot në portin e Volosit kur trupi i 20-vjeçares britanike të mbytur nga grabitësit, Caroline Crouch po transportohej për në ishullin ku u rrit, Alonissos.

Në port kanë dalë të presin trupin nëna e saj, një shoqe dhe të afërm të tjerë. Britanikja së bashku me prindërit u rrit nga mosha 9 vjeç derisa u martua në ishullin grek.

Disa ditë më parë ajo u mbyt nga grabitësit në lagjen Glyka Nera të Athinës, teksa foshnja e saj 11-muajshe bashkë me bashkëshortin grek shpëtuan.

Mediat greke kanë hedhur dyshime se grabitësit janë pjesë e një bande greko-shqiptare, por ende asnjë autor nuk është gjetur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb