RUSI

Një skenë “horror” është filmuar pak ditë më parë nga kamerat e sigurisë në Rusi.  Në pamjet  e publikuara nga mediat ruse duket qartë se si  një makinë futet në trotuar dhe merr përpara një numër të madh kalimtarësh.

Nga kjo përplasje dy persona ndërruan jetë, ndërsa mbetën të plagosur disa të tjerë. Pas hetimeve të kryera dhe ekzaminimeve, policia ruse tha se shoferi ishte nën ndikimin e oksidit nitrik, kjo një substancë kimike e cila shkakton ulje të performancës mendore dhe manovrim  të avashtë.

Ngjarja ndodhi në bulevardin “Nevski” teksa një BMW x6 u përplas fillimisht me disa mjete të tjera duke humbur drejtimin, ndërsa vijoi rrugën në trotuar  duke shtypur dy persona për vdekje. Mes të vdekurve janë një shtetas rus dhe një turist amerikan.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb