Ndeshja mes Njukastëllit dhe Liverpulit në Premier Ligë u hap me një homazh për ish-futbollistin ganez, Kristian Atsu i cili humbi jetën në tërmetin tragjik në Turqi.

Pasi u konfirmua vdekja e tij, ish-lojtari i Çelsit u nderua në stadium duke mbajtur 1 minutë heshtje në nder të tij.

Momenti i homazhit ishtë rrëqethës pasi në stadium ndodhej edhe bashkëshortja Marie-Claire Rupio, e shoqëruar nga fëmijët e tyre.

Gjithashtu edhe lojtarët e të dyjavë ekipeve duartrokitën dhe i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për Atsunë.

Rikujtojmë që 31-vjeçari ka qenë pjesë e disa ekipeve të mëdha si Çelsi, Porto, Everton, Njukastëll etj./ Panoramasport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb