TIRANË- Një lajm i mirë për familjen e ish-kryetares së Kuvendit dhe ish-deputetes Jozefina Topalli. Vajza e saj Megi sapo ka marrë titullin Doktor i Shkencave.

Ka qenë ajo vetë që ka publikuar në faqen e saj në “Facebook” një video teksa komisioni i akademikëve në universitetin e Lorraine në Francë i akordon titullin. Ajo vetë duket e emocionuar ndërsa merr këtë titull dhe në fund i falënderon.

“Université de Lorraine (France), sot më akordoi titullin Doktor i shkencave”, shkruan Megi Topalli në “Facebook” përbri videos.
E shkolluar jashtë vendit në Strasburg, Megi punon në Shqipëri prej disa vitesh në një institucion shtetëror.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: