TIRANË

Momente paniku në rrugë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se një automjet ka marrë flakë në lëvizje pranë kopshtit Zoologjik.

Fatmirësisht shoferi ka ndaluar në kohë dhe ka dalë jashtë makinës. Në vend kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja që ka shuar flakët. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë një defekt teknik.

Informacion paraprak
Më datë 03.07.2020, rreth orës 08:45, në rrugën “Peti”, pranë kopështit Zoologjik, dyshohet se si pasojë e nje defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues A.T., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: