Si sot një vit më parë Shqipëria u zgjua nga tërmeti tronditës, ndër më të fuqishmit në histori, që la pas dhimbje të pafundme. Mjaftuan rreth 50 sekonda lëkundje me magnitudë 6.4 të shkallës rihter për të rrënuar qindra ndërtesa, e për t’iu marrë jetën 51 personave.

Ishte ora 03:56, kur gjithçka nisi të lëkundej e të shkatërrohej, duke krijuar panik e plagë, që mbeten ende sot të pambyllura për shumë njerëz.

“BalkanWeb” risjell edhe njëherë momentet e tërmetit tragjik, ku siç shihet në video, toka dhe gjithçka mbi të lëkundet në mënyrë të frikshme. Tërmeti zgjati rreth 50 sekonda, ndërsa la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra njerëz pa shtëpi mbi kokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb