“News24” dhe “BalkanWeb” kanë siguruar momentet e fundit të Klajdi Qatos poshtë rrënojave, pak para se ai të shpëtohej prej aty.
Në video dëgjohet një punonjës i ekipeve të kërkim-shpëtimit që bisedon me Klajdin, pasi ky i fundit kishte rreth 20 orë poshtë rrënojave, te hotel “Palma”, në Durrës.
Biseda:
Punonjësi: Klajdi je mirë?
Klajdi: Ok
Punonjësi: Tani do përpiqemi të të nxjerrim, do hajë pak kohë, por çdo gjë do të shkojë mirë. Çfarë? Mos e vrit mendjen për tutat.
(BalkanWeb)