PËRMET

BalkanWeb siguron video nga momentet e para të Henri Çilit pas lirimit me vendim të Gjykatës së Përmetit. Botuesi takon të afërmit të cilët e presin jashtë të  lumtur.

Henri Çili u arrestua gjatë operacionit policor ‘Mezhgorani’ dhe Prokuroria ngriti 6 akuza mbi të, një prej të cilave dhe ndikim i paligjshëm tek një zyrtar i lartë i drejtësisë për dosjen e Alikove, anëtarëve të bandës së Lazaratit të cilët ekzekutuan efektivin Ibrahim Basha.

Tashmë Gjykata e Përmetit rrëzoi 6 akuzat për Henri Çilin dhe e la botuesin në ‘detyrim paraqitje’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb