Një gazetar i Channel Seven ndaloi raportimi e tij të drejtpërdrejtë dhe nxitoi të hynte në ujë për tëshpëtuar një djalë 10-vjeçar i cili po përpiqej të qendrointe mbi ujë dhe të mos mbytej në Gold Coast.

Paul Burt vuri re se fëmija po luftonte për jetën dhe menjëherë është futur në ujrat e rrzikshme të në Surfers Paradise për ta shpëtuar të miturin, pavarësisht se deti ishte goxha i trazuar dhe me dallgë.

Pamjet tregojnë Burtin duke grisur këmishën e tij për të ndihmuar në mbajtjen e djalit mbi ujë. Atij iu deshën gati dhjetë minuta për ta gjetur djalin, ndërsa notarët e tjerë u përpoqën me dëshpërim ta lokaliz\onin të miturin mes dallgëve të shumta.

Kameramani i tij Geoff Boëden tha se kishte frikë se fëmija dhe Burt ishin mbytur.

Ky nuk ishte rasti i parë që ngjë gazetar shpëton dikë nga mbytja në Australi.

Shkurtin e kaluar, transmetuesi i Channel Nine, Luke Bradnam vrapoi në oqean në plazhin Narroëneck në Bregun e Artë për të nxjerrë trupin e një notari.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb