SPANJA

Rey Manaj po jeton momentin e tij më të mirë tek Barcelona. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol në miqësoren e sotme përballë Gironas.

Pas penalltisë së realizuar nga Pique, ishte radha e lushnjarit të shënonte pasi nuhati bukur një asist të ardhur nga krahu i majtë.

Në dy ndeshje tashmë Rey Manaj ka shënuar 4 gola me ekipin e parë të Barcelonës teksa sezonin e kaluar kujtojmë se aktivizohej në ekipin B.

Golat e Manajt në këtë fazë përgatitore mund të bindin Barcelonën ta mbajë në ekipin e parë, por edhe në rast të kundërt ai del i fituar pasi nuk janë të pakta skuadrat që po interesohen për shërbimet e 24-vjeçarit. Po ashtu një lajm i mirë edhe për Shqipërinë që në shtator mund të ketë gati një bomber për sfidat e vështira në eleminatoret për Katar 2022.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb