Ka shkuar në 38 numri i të vdekurve nga dy shpërthimet që tronditën Turqinë mbrëmjen e djeshme.

Njëri nga shpërthimet ndodhi në afërsi të stadiumit “Besiktash”, vetëm disa minuta pas ndeshjes Besiktas-Bursaspor, në sheshin “Taksim”, si dhe një tjetër afër një qendre tregtare në po të njëjtin rajon.

Mediat turke raportojnë për dhe mbi 166 të plagosur deri tani.  Mësoshet se autobomba e shpërthyer kishte si objektiv një autobus me policë.

Sipas ministrit të Brendshëm turk, dyshohet për autobombë. Mes të plagosurve sipas tij ka edhe policë.

“Dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore, pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor”, thotë ministri Soylu.

Ndërkohë Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme Süleyman Soylu dhe prefektin e Stambollit, Vasip Şahin ku ka marrë informacione mbi ngjarjen.

Momenti i shpërthimit

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: