Në videot e mëposhtme tregohet momenti i shpërthimit të një makine bombë në Izmir të Turqisë ku deri më tani numërohen 11 të plagosur.

Sipas mediave vendave shpërthimi i fuqishëm ndodhi para një gjykate, dhe njoftohet se dy terrorisë janë qëlluar për vdekje gjatë përplasjeve me policinë, ndërsa 1 i tretë është ende në kërkim.

Ndërkohë të plagosurit janë transportuar në spital. Në pamjet e transmetuara në rrjetet sociale shihen disa makina të djegura, ndërsa ende nuk ka njoftime nëse bëhet fjalë për sulm të mundshëm terrorist.

Kujtojmë se gjatë natës së vitit të Ri, një person hapi zjarr në një lokal në Stamboll duke lënë të vdekur 39 persona si dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, ndërsa gjatë ditës së djeshme një person hapi zjarr në një lokal në Stamboll duke plagosur një burrë dhe një grua.

 

https://www.youtube.com/watch?v=WBSr-FFsW9o

https://www.youtube.com/watch?v=-s19pc3-Rko

 

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb