Gazetarja Klodiana Lala siguron për ‘BalkanWeb’ videon nga momenti i vrasjes së Ravik Gurrës, i njohur si avokat i Çapjave, mbrëmjen e 22 marsit.

Në videon e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, duket autori i cili del nga një makinë, dhe për disa sekonda futet në lokal dhe më pas rikthehet për t’u larguar po me makinë.

Ravik Gurra u vra me plumb në kokë teksa ishte i shoqëruar nga dy persona në një lokal në qendër të Elbasanit. Gurra u qëllua dy herë në kokë teksa më parë ka qenë dhe avokat i Emiljano Shullazit.

U dyshua fillimisht se vrasja e tij ndodhi prej grupit rival të Çapjave, Çelajve në Elbasan por ngjarja ende dhe sot më shumë se 1 vit nga ajo mbërmje marsi ka mbetur ende pa autor. Shenja e fundit ngeli tek makina e djegur afër daljes së Elbasanit ku u dyshua se e kishin përdorur për t’u larguar por autori i cili del në këtë video ende nuk është kapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb