Ky është momenti kur ambulanca mbërrin në Vrith të Malësisë së Madhe, për të marrë trupat e pajetë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt, të cilët u gjetën ditën e sotme nga policia.

Në video shihen policë dhe punonjës të ambulancës duke nxituar për të futur në ambulancë trupat e dy viktimave.

Ata u zhdukën pesë ditë më parë, ndërsa u gjetën sot të vrarë me armë zjarri. Autori i këtij krimi të rëndë dyshohet se është shtetasi Danjel Pepaj, i cili është zhdukur në drejtim të paditur dhe nuk dihet asgjë për të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb