Ky është momenti kur Klement Balili takohet me njerëzit në Delvinë para se të dorëzohej në polici. Si një njeri i zakonshëm, i shoqëruar nga nipi i tij por dhe nga njerëz të shumtë, miq e të afërm, Balili shihet pranë mjetit teksa përshëndetet me njerëzit sikur po shkon në një udhëtim jashtë vendit.

Balili Ok 1
Balili Ok 1

Janë të shumtë qytetarët që kanë dalë për ta shoqëruar. Ndërkohë që shihet se një prej personave pranë tij fut në bagazhin e makinës një çantë ngjyrë ushtarake.

Videon e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në “Facebook”, ku shkruan: “Ediskobari duke u ndarë me qytetarët e vetë!”.

Berisha Fb 11
Berisha Fb 11

Klement Balili u dorëzua sot në polici pasi i kishte vendosur dy kushte. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu tha se kusht i parë i Balilit ishte që mos të keqtrajtohej nga punonjësit e policisë si dhe fakti që të deklarohej vetëdorëzimi. Mes të tjerash Veliu tha se pas konktakteve me familjarët e Balilit, kjo gjë u arrit vetëm pas 3 muajsh negociata.

Balili u vetëdorëzua në orën 8:45 te kthesa e Shijanit, mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa ishte i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili. Pasi u mor në pyetje në ambientet e komisariatit nr.6, ku u bë edhe ekzekutimi i urdhrit të arrestimit, ai iu drejtua Policisë së Tiranës, ndërsa u transportua me makinë policie.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: